Kampioni i Botës me Francën braktis futbollin në moshën 31-vjeçare

Samuel Umtiti ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist në moshën 31-vjeçare. Ish-mbrojtësi i Francës dhe Barcelonës u detyrua të marrë këtë hap pas problemeve të përsëritura me gjurin gjatë viteve të fundit.

Ekipi i fundit ku mbrojti ngjyrat e tij ishte Lille, me të cilin kontrata përfundoi në qershor 2024. Përmes një postimi në Instagram, Umtiti u shpreh: “Kam pasur një karrierë intensive, me ulje-ngritje. Kam dhënë gjithçka me pasion dhe nuk kam asnjë keqardhje”.

Kulmi i karrierës së tij mbetet triumfi me Francën në Botërorin “Rusi 2018”. Në qendër të mbrojtjes përkrah Raphael Varane, Umtiti ishte një nga figurat kyçe të “gjelave”, duke shënuar edhe golin vendimtar në gjysmëfinalen kundër Belgjikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, e vlerësoi lart kontributin e tij: “Sam luajti një rol të rëndësishëm në fitimin e Kupës së Botës. Të gjithë do ta kujtojnë golin e tij kundër Belgjikës, por mbi të gjitha, solidaritetin dhe guximin me të cilin luajti, pavarësisht dhimbjeve të gjurit. Ai meritonte një fund tjetër karriere, por mund të jetë krenar për gjithçka që ka arritur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?