Kandidati për President i Barcelonës ka si objektiv kryesor transferimin e Haaland
Sulmuesi norvegjez Erling Haaland është objektivi i madh i kandidatit për president të Barcelonës, Victor Font. Ky i fundit ka deklaruar se klubi katalanas beson se do të ketë avantazhe në garën për ta transferuar yllin e Manchester City nëse ai vendos të largohet nga Anglia në të ardhmen.
Në një prononcim publik, Font e cilësoi Haalandin si një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe theksoi se Barcelona duhet të jetë gati për çdo mundësi në tregun e transferimeve.
“Haaland është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ne besojmë se do të kemi prioritet për ta transferuar nëse ai vendos të kërkojë një sfidë të re”, u shpreh Font.
Sulmuesi 25-vjeçar nënshkroi vetëm vitin e kaluar një kontratë rekord me Manchester City, e cila e mban në klub deri në vitin 2034. Megjithatë, Font është skeptik se marrëveshje kaq afatgjata mund të përmbushen gjithmonë deri në fund.
Ai theksoi gjithashtu se lojtari ka një lidhje të veçantë me Spanjën dhe ka shprehur më parë admirimin për stadiumin legjendar të Barcelonës.
“Së fundmi ai ka folur për sa shumë e ka impresionuar stadiumi Camp Nou kur ka qenë këtu. Kjo është një situatë që duhet ta ndjekim me vëmendje”, shtoi kandidati për president.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Haalandit kanë mohuar çdo kontakt me klubin katalanas. Agjentja e sulmuesit, Rafaela Pimenta, deklaroi se lojtari është i lumtur te Manchester City dhe nuk ka pasur bisedime për një transferim.
“Kemi shumë respekt për Barcelonën, por nuk ka pasur asnjë kontakt. Lojtari rinovoi kontratën vetëm pak muaj më parë dhe është shumë i lumtur te Manchester City”, tha ajo. Deklaratat e Font vijnë pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në Barcelonës, ku ai do të përballet me presidentin aktual Joan Laporta.
KOHA JONË SONDAZH

