Kane: Bayerni klub i madh, por jam i përqendruar te Tottenham

Harry Kane është listën e dëshirave të Bayernit për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi prej kohësh është në merkato, ndërkohë që shumë ekipe kanë shfaqur interes për të.

“Bayern është një klub i madh, por vëmendja ime tashmë është tek Tottenham. Aq më tepër që tashmë luajmë në Champions dhe kemi një ndeshje  vendimtare ndaj Eintracht Frankfurt. Për fat dy ndeshjet e radhës i kemi në shtëpi dhe duhet të përfitojmë për të siguruar kualifikimin.

E dimë sa i rëndësishëm është kalimi i fazës së grupeve dhe tashmë është momenti për të treguar veten dhe për t’ia dalë”, u shpreh Kane duke hequr në këtë formë vëmendjen nga zërat që e lidhin me një transferim te Bayern Munich.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?