Kane drejt largimit, Tottenham mendon për sulmuesin e Juventusit
Harry Kane ishte shumë pranë largimit nga Tottenhami gjatë verës, pasi Manchester City i Pep Guardiolës kërkonte me ngulm shërbimet e sulmuesit, por në fund transferimi dështoi. Në moshën 28-vjeçare, Kane po kërkon të bëjë një hap përpara, pasi në 5 ndeshje, nuk ka mundur që të gjejë ende golin.
Drejtuesit e Tottehnamit, duke ditur dëshirën e sulmuesit për t’u larguar, kanë filluar të mendojnë për përforcime ose deri diku për një emër që mund të zëvendësojë kapitenin dhe bëhet fjalë për suedezin Dejan Kulusevksi. Kontaktet e para kanë nisur dhe tashme bisedimet janë në rrugën e duhur dhe pritet që oferta e parë zyrtare të vijë gjatë merkatos së dimrit.
21-vjeçari shihet si i duhuri për londinezët e gjithashtu duhet thënë se hapësirat e tij tek Juventusi kanë qenë të vogla. Dejan vlerësohet rreth 40 milionë euro dhe drejtuesit anglezë janë të gatshëm për të investuar një shumë të tillë për sulmuesin suedez.