Kane e sheh të ardhmen te Bayerni: S’e kam me nxitim kthimin në Angli!

E ardhmja e Harry Kane-it duket se mbetet e lidhur fort me Bayern Munich-un. Sulmuesi anglez ka deklaruar se është i hapur për të zgjatur qëndrimin e tij në Gjermani dhe se rikthimi në Premier League “nuk është më një urgjencë”.

Kapiteni i kombëtares angleze, i cili ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2027, është përfolur për një klauzolë largimi prej 56,7 milionë stërlinash që mund të aktivizohet në fund të sezonit. Kjo ka nxitur spekulime mbi një rikthim të mundshëm te Tottenham, me trajnerin Thomas Frank që e kishte pritur me “dyer të hapura”. Megjithatë, ky skenar tashmë duket i largët.

“Sigurisht që tani mund të mendoj të qëndroj më gjatë këtu,” – tha Kane. “Nuk kam folur ende me klubin, por nëse do të ketë mundësi për rinovim, jam i gatshëm të diskutoj. Gjithçka varet nga si do të shkojë viti i ardhshëm, nga ajo që do të arrijmë bashkë. Po kalojmë një moment të shkëlqyer dhe nuk mendoj për asgjë tjetër.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket një rikthimi të mundshëm në Angli, Kane u shpreh me qetësi: “Kur erdha në Gjermani, isha i bindur se do të kthehesha në Premier League. Tani, pas dy vitesh këtu, them se nuk e kam më në mendje, por as nuk përjashtoj asgjë. Nuk është viti im i fundit te Bayern dhe nuk kam pse të nxitohem. Më pëlqen trajneri, po përmirësohem dhe dua të shoh çfarë mund të arrijmë bashkë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Kane, tashmë 32 vjeç, ka realizuar 19 gola këtë sezon mes klubit dhe kombëtares, por e di se për të fituar Topin e Artë do t’i duhet të ngrejë trofe madhorë.

“Është ëndrra ime të fitoj Topin e Artë. Për ta arritur duhet të fitosh Champions League me klubin ose Botërorin me kombëtaren. Duhet një sezon i përsosur, dhe unë do të bëj gjithçka për ta arritur”, tha Kane.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?