Kante thyen ligjet e fizikës, ja statistika e pabesueshme e tij ndaj City-it
Mbrëmjen e djeshme, Chelsea me një paraqitje shumë të mirë arriti që të fitonte finalen kundër Manchester City-it, duke marrë në shtëpi për herë të dytë Ligën e Kampionëve në historinë e tyre. Për të vendosin duelin mendoi Kai Havertz, i cili arriti të realizonte në fundin e pjesës së parë. Skuadra e Tuchel bëri një paraqitje fantastike në mbrojtje, ndërkohë që N’Golo Kante ishte një fenomen i vërtet.
Mesfushori francez i Bluve të Londrës siç jemi mësuar ta shohim prej disa vitesh, ka qenë praktikisht kudo, duke rikuperuar shumë topa dhe vendosi në vështirësi mesfushën e “Qytetarëve”.
Por, me sa duket, Kante gjithashtu arriti të mposhtte ligjet e fizikës, duke pasur parasysh që në fund të ndeshjes statistikat e tij treguan një shumë interesant. N’Golo Kante, mbrëmë fitoi 4 nga 7 duelet ajrore në të cilat ai ishte protagonist ; vetëm dy lojtarë të City-it, Ruben Dias dhe Zinchenko, arritën të fitojnë më shumë, 5. Sidoqoftë, Kante ishte lojtari më i mirë i Bluve të Londrës edhe në këtë aspekt.
Edhe pse është vetëm 168 centimetra i gjatë, që e bënte atë lojtarin më të shkurtër në fushë, ai sërish bëri gjëra të mëdha. N’Golo Kante na ka mësuar se edhe e pamundura mund të bëhet e arritshme. /R.Lika-Koha Jone/