Kaos në Ballsh, autoritetet shëndetësore kërkojnë që ndeshja të mos luhet

Një nga përfaqësuesit e shëndet publik ka mbërritur në stadiumin “Adush Muça” në Ballsh dhe pretendon se ka një shkelje protokolli dhe se ndeshje nuk duhet të zhvillohet.

Delegati Besnik Çela dhe drejtuesit e Bylisit kërkojnë që takimi të zhvillohet. Ndërkohë që kërkohet që të zbatohet rregulli që në rast se një lojtar të rezultojë pozitiv, duhet të karantinohet vetëm ai.

Drejtori i Shëndetit Publik pretendon se duhet të pritet 14 ditë. Palët janë në negociata e sipër, teksa ende nuk është vendosur për fatet e ndeshjes.

SHKARKO APP