
Derbi i madh i Stambollit mes Galatasaray dhe Fenerbahçes përfundoi me skena të tensionuara dhe një përleshje masive në fushë. Fitorja 2-1 e Galatasarayt shkaktoi zemërimin e futbollistëve të Fenerbahçes, ndërsa ndërhyrja e stafit dhe e sigurisë së stadiumit ishte e nevojshme për të qetësuar situatën.
Ndeshja mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes në Superligën turke u mbyll me tensione të mëdha, pasi futbollistët e të dyja skuadrave u përfshinë në një përplasje fizike pas përfundimit të takimit.
Galatasaray triumfoi me rezultatin 2-1 në derbin e njohur si “Derbi Ndërkontinental”, por festa e vendasve u shoqërua me skena kaotike, ndërsa lojtarët e Fenerbahçes shprehën zemërimin e tyre pas humbjes.
Situata doli jashtë kontrollit pas një konfrontimi mes Kerem Aktürkoğlu të Fenerbahçes dhe futbollistëve kundërshtarë. Kapiteni i Galatasarayt, Abdülkerim Bardakcı, u përpoq të largonte bashkëlojtarët e tij nga përplasja, por tensionet u përshkallëzuan më tej.
Një tjetër episod përfshiu mesfushorin Matteo Guendouzi dhe një pjesëtar të stafit të Galatasarayt. Përplasja tërhoqi vëmendjen e shumë futbollistëve, ndërsa në fushë ndërhynë edhe punonjësit e sigurisë së stadiumit.
