Kaos në Giro d’Italia/ Rrëzime masive në etapën e 6-të, pezullohet gara (VIDEO)

Një aksident masiv në mes të grupit gjatë etapës së gjashtë të Giro d’Italia, që zhvillohej nga Potenza në Napoli (227 km), detyroi jurinë të pezullojë garën për shkak të asfaltit të lagësht nga shiu që e bëri rrugën të rrëshqitshme dhe të rrezikshme.

Në rrëzim u përfshinë disa çiklistë, ndër ta edhe Jai Hindley, fitues i Giro-s në vitin 2022, i cili u shfaq në gjendje tronditjeje dhe u tërhoq nga gara, duke u transportuar me ambulancë.

Në momentin e ndërprerjes, në krye të garës ndodheshin Paleni dhe Van der Hoorn, me një avantazh prej 50 sekondash ndaj grupit ndjekës. Pas një pauze të shkurtër, gara rifilloi me një ritëm të kontrolluar, me çiklistët që ndoqën veturën e drejtimit të garës.

Megjithatë, për sigurinë e sportistëve, u vendos që nuk do të merrej kohë për renditjen e përgjithshme, dhe etapa do të përfundonte në Napoli vetëm me një sprint final, ndërsa kohët do të “ngrinë” për efekt klasifikimi.

Një vendim që u mirëprit nga çiklistët dhe ekipet pas një dite të vështirë dhe të rrezikshme në kushtet e motit të keq. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP