Kapi prej hunde trajnerin kundërshtar, dënohet Jose Mourinho

Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho është pezulluar me tre ndeshje në Turqi. Tekniku portugez, ishte protagonist i një episodi që tërhoqi vëmendje të madhe, në fund të ndeshjes me Galatasarayn në Kupë.
“The Special One” pas një përplasje me fjalë, kapi nga hunda trajnerin kundërshtar, Okan Buruk. Ky gjest nga Mourinho shkaktoi reagime të shumta dhe të ashpra, ndërsa ndaj tij nisi edhe një hetim.
Federata Turke e Futbollit, në përfundim të hetimeve, e quajti si josportiv veprimin e luzitanit dhe ka dhënë një dënim për të.
Mourinho është pezulluar me tre ndeshje në Turqi, si dhe një gjobë prej 6 mijë eurosh. Ai nuk do të jetë në stol për ndeshjet ndaj Trabzonspor, Sivasspor dhe Kayserispor në kampionat.