Kapiten Xhaka e nis me fitore sezonin. Richarlison magjik, dopietë kundër Burnley-t
Paraqitja brilante e Richarlison dhe blerjes së verës Muhamed Kudus i ka dhënë Tottenham fitoren në javën e parë të Premier League. Sulmuesi brazilian fillimisht hapi serinë e golave të fitores 3-0 kundër Burnley-t në minutën e 10.
Në të dy rastet Richarlison u asistua nga Muhamed Kudus, ndërsa golin e tretë do ta realizonte Johnson. Ky tre pikësh është domethënës për Tottenham, që në mesjavë humbi superkupën e evropës kundër Paris SG në ndeshjen debutuese të trajnerit Thomas Frank.
Për t’u theksuar që në këtë ndeshje i padisponueshëm për Burnley-n ishte Armando Broja. Sulmuesi shqiptar i blerë nga Chelsea nuk është gati fizikisht për ndeshje, për shkak të bashkimit me vonesë në stëvitje.
Me fitore spektakolare sezonin e nisi edhe Sunderland, skuadra me kapiten Granit Xhakën, e rikthyer këtë sezon në Premier League. Në shtëpinë e saj, Sunderland mposhti me rezultatin e pastër 3-0 West Ham.
KOHA JONË SONDAZH

