Kapitenët e ekipeve në Premier League mbledhin 4 mln paund fonde për koronavirusin
Kapitenët e 20 skuadrave në Premier League kanë arritur një marrëveshje për të bërë një donacion në një vlerë të konsiderueshme për të luftuar pandeminë e Covid-19. Mesfushori i Liverpoolit Jordan Henderson dhe mbrojtësi i United, Harry Maguire kanë qenë më aktivët për gjetjen e një akordi, ndërkohë që Mark Noble i West Ham dhe Troy Deeney i Watford do të ndihmojnë në administrimin e shpërndarjes së donacionit.
Mbledhja e fondeve është bërë në mënyrë të pavarur. Kapitenët kanë komunikuar me anë të Whatsapp, duke vendosur që paratë të shkojnë në spitalet lokale në disa zona periferike.
Shuma në klube të caktuara do të mbetet anonime, sepse ka ndryshime të mëdha mes pagave të kapitenëve. ‘The Sun” raporton se deri më tani është mbledhur shumë e 3 milionë paund, e cila mund të shkojë në 4. /R.Lika-Koha Jone/