Kapiteni Gjimshiti: Presioni ishte më i madh se në finalen e Europa League, por ia dolëm

Mbrojtësi dhe një nga liderët e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka folur pas triumfit historik të kuqezinjve në transfertë ndaj Serbisë me rezultatin 0–1, duke e cilësuar këtë si një nga fitoret më të mëdha të skuadrës sonë në vite.

Në prononcimin e tij, kapiteni i Atalantës theksoi se presioni ishte jashtëzakonisht i madh, por ekipi tregoi karakter të fortë: “E rëndësishme ishte fitorja. Presioni ka qenë shumë i lartë, sepse kishim ndjenjën që kjo ndeshje duhej fituar me çdo kusht. Në Shqipëri nuk u ndje aq shumë, por kur zbritëm në Serbi, atmosfera ndryshoi plotësisht — ishte edhe më e fortë se në finalen e Europa League.”

Gjimshiti vlerësoi edhe paraqitjen e Arlind Ajetit, i cili u rikthye në Kombëtare pas një kohe të gjatë dhe dha një ndihmë të madhe në mbrojtje: “Fillimi ishte i vështirë, për shkak të nervozizmit, por e gjithë skuadra reagoi shkëlqyeshëm. Komplimente për Ajetin, i cili pas një kohe të gjatë jashtë ekipit, bëri një ndeshje të madhe.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, mbrojtësi kuqezi falënderoi tifozët shqiptarë për mbështetjen e jashtëzakonshme nga çdo cep i botës: “Kemi shumë kohë që luajmë bashkë dhe e njohim mirë njëri-tjetrin. Faleminderit tifozëve për mbështetjen, janë më të mirët në botë. Sot na kanë parë dhe përjetuar kudo që ka shqiptarë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?