Kapiteni Lautaro Martinez gati të marrë “frenat” e sulmit të Interit
Pas disa javësh mes problemeve fizike dhe minutave të kufizuara, Lautaro Martínez është gati të marrë sërish rolin kryesor në sulmin e Interit. Kapiteni zikaltër ka lënë pas shqetësimet në shpinë dhe pas paraqitjes së zbehtë kundër Juventusit, pushimit në Amsterdam dhe pak minutave ndaj Sassuolos, do të rikthehet titullar të shtunën në transfertën ndaj Cagliarit.
Sulmuesi argjentinas, që kishte shënuar vetëm në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Torinos, e ka Cagliarin si kundërshtarin e tij të preferuar në Serie A: 11 gola në 11 ndeshje, prej të cilëve shtatë vetëm në pesë përballjet e fundit.
Ndërsa mbetet për t’u parë kush do ta shoqërojë në sulm mes Thuram, Pio Esposito apo Bonny, një gjë është e sigurt: Interi është gati të ndërtojë sulmin rreth tij, në një periudhë të rëndësishme ku skuadra e Chivut synon të rikuperojë terren në kampionat.
Përpara zikaltërve është një kalendar vendimtar: Pas sfidës me Cagliarin dhe ndeshjes në shtëpi ndaj Cremoneses, në tetor do të përballen me Romën, Napolin dhe Fiorentinën.
KOHA JONË SONDAZH

