Karagounis: Bravo për stadiumin, Shqipëria ka ndryshuar për mirë!
Giorgos Karagounis ishte një nga lojtarët më të mirë dhe më të njohur nga yjet e Greqisë, të cilët luajtën mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”. Duke folur pas ndeshjes, u shpreh se është i lumtur që luajti në këtë ndeshje, ku të ardhurat e mbledhura shkojnë për bamirësi.
“Erdhëm në Shqipëri për një ndeshje bamirësie dhe mendoj se qëllimi ynë u arrit. Më shumë se gjithçka më ka pëlqyer fakti se Shqipëria ka bërë shumë ndryshime për mirë.
Mu bë shumë qejfi që pashë shumë njerëz këtu, ku të ardhurat do të shkojnë për bamirësi. Gjithashtu më pëlqeu shumë edhe stadiumi i ri që keni ndërtuar, bravo Shqipërisë për këtë.”, u shpreh Karagounis.