Karriera mbyllet, sfidat nisinm jeta e vështirë e futbollistëve pas pensionimit

Përfundimi i karrierës në futboll, për shumë sportistë në Kosovë, nuk nënkupton vetëm ndaljen e garave në fushë, por shpesh edhe fillimin e një periudhe të pasigurt dhe të vështirë në jetën profesionale dhe personale.

Karriera mbyllet, sfidat nisin – jeta e vështirë e futbollistëve pas pensionimit

Ish-futbollistë që i kanë dhënë fund karrierës së tyre viteve të fundit tregojnë për KosovaPress, se mungesa e mbështetjes institucionale, pagat e ulëta gjatë karrierës dhe mungesa e përgatitjes akademike janë ndër sfidat kryesore me të cilat përballen lojtarët pas pensionimit.

Ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit Robert Gjeraj, thotë se sportistët përballen me një të ardhme krejtësisht të pasigurt.
“Së pari, problematike është përfundimi i karrierës. Kur të vijë në fund të karrierës është një stres që duhet të mendosh për të ardhmen se çfarë do të bësh dhe sidomos gjenerata ime që kemi përfunduar kemi pasur shumë probleme sepse ne nuk jemi paguar siç po paguhen tani futbollistët dhe mund ta bëjnë një bazë që pas futbollit çfarë të bëjnë kurse ne e kemi pasur shumë probleme me paga në të kaluarën dhe nuk kemi mund ta bëjmë një bazë që të merremi me ndonjë biznes apo me diçka tjetër. Pastaj kur shton këtu që ne nuk jemi shumë të aftë për të bërë punë fizike si dhe nuk kemi mundur të përfundojmë shkolla e fakultete për shkak të futbollit që na e ka marrë kohën kështu që përveç punës si trajner apo ndonjë udhëheqës në klub, atëherë është shumë vështirë ta gjejmë ndonjë punë tjetër”, tha Gjeraj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa ish-futbollisti Samir Sahiti, bën të ditur secili futbollist në Kosovë në vitet e fundit të karrierës së tij fillon të mendojë për një punë të dytë jashtë futbollit.
Ish-futbollisti i Vëllaznimit, Yll Myrta, thotë se dëshira e secilit futbollist është që pas përfundimit të karrierës të vazhdojë të punojë në fushën e sportit, por ai shton se njeh shumë të tillë që nuk e kanë këtë fat dhe kryejnë punë të tjera të rëndomta.
E për ta lehtësuar këtë situatë, Gjeraj kërkon që shteti dhe Federata e Futbollit të ofrojnë pagë për ish-futbollistët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-futbollistët konsiderojnë se kjo temë shtron nevojën për politika të mirëfillta që trajtojnë me seriozitet tranzicionin e futbollistëve drejt jetës pas sportit.

/Kosovapress/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?