Kartoni i kuq i rrezikon Cristiano Ronaldos dhe debutimin në Botëror

Portugalia humbi një mundësi të artë për të siguruar kualifikimin në Botëror, por mbrëmja u kthye në një makth jo vetëm për ekipin e Roberto Martinez, por sidomos për Cristiano Ronaldon. Ndeshja ndaj Irlandës, e cila duhej të ishte një festë e parapërgatitur, përfundoi me humbjen 2-0 dhe me një episod të rëndë në minutën e 60-të që rrezikon t’i kushtojë shtrenjtë yllit portugez.

Në një moment kur loja ishte e ndalur, Ronaldo goditi me bërryl mbrojtësin O’Shea, gjë që i solli menjëherë karton të kuq. Protestat e tij të ashpra dhe gjestet provokuese ndaj publikut në momentin e daljes nga fusha kanë nxitur polemika të forta, duke treguar nervozizmin e tij mes provokimeve dhe rezultatit zhgënjyes.

Sipas Kodit Disiplinor të FIFA-s, veprime të tilla të dhunshme dënohen me të paktën dy ndeshje pezullim. Kjo do të thotë se Ronaldo jo vetëm do të mungojë në ndeshjen e fundit të grupit, që pritet të mbyllë përfundimisht kualifikimin e Portugalisë, por rrezikon gjithashtu të humbasë ndeshjen e parë të Botërorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse organet disiplinore e gjykojnë veprimin e tij si veçanërisht të rëndë, pezullimi mund të zgjatet edhe për takimin e dytë të turneut.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?