Kartoni i kuq më qesharak i historisë (Video)

Kartoni i kuq që mori një lojtar i Portos, në ndeshjen e Kupës së Portugalisë që kjo skuadër luajti ndaj Moreirenses, është ndoshta më qesharaku dhe më i turpshmi në historinë e futbollit.

Arbitri Luis Godinho i nxori kartonin e dytë të verdhë Danilos, pasi ishte vetë gjyqtari, i cili duke ecur mbrapsht, e shkeli me këmbë futbollistin.

Ky i fundit, në mënyrë refleksive e shtyu me duar, por kaq mjaftoi që të ndëshkohej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestat e Danilos dhe të gjithë lojtarëve të Portos nuk shërbyen për asgjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam parë shumë gjëra qesharake në futboll, por kjo ishte pa dyshim një nga gjërat më të turpshme”, shkroi Danilo në Instagram pas ndeshjes./tch

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?