Kastrioti i “dhuron” titullin Partizanit, Laçi shpartallon Teutën (VIDEO)
Kastrioti i jep goditjen finale shpresave të fundit të Kukësit për shpresuar deri në fund për titullin kampion. Krutanët kanë arritur që të marrin një fitore spektakolare me përmbysje ndaj verilindorëve në shifrat 2-1. Ekipi i Ndreut e nisi mjaft mirë ndeshjen duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 34-t. Vasil Shkurtaj me një lëvizje të bukur në zonë, e dërgon topin në cepin e portës.
Në fraksionin e dytë, loja e verilindorëve është e dobët, teksa pas një rrëmuje në zonë, vendasit barazojnë me shumë fat, pasi goditja e Roger, portieri Frashëri e devijoi në rrjetën e tij. Një minutë nga fundi i kohës së rregullt, Edison Ndreca shënoi golin e fitores, që i ngjit krutanët në kuotën e 27 pikëve, vetëm 3 më pak se Tirana.
Laçi në ndeshjen tjetër ka shkatërruar 5-0 Teutën. Okpotu kalon në avantazh kurbinasit, ndërkohë që dopieta e Xhixhës, si dhe golat e Lushjas dhe Domgjonit i dhanë një goditje të rëndë durrsakëve, që ruajnë vendin e tretë me 43 pikë, 2 më shumë se Laçi. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

