Kategoria e Parë/ Dy barazime në dy sfidat e sotme, Besa “paqe” me Luftëtarin

Java e 21-të e Kategorisë së Parë uli siparin me dy ndeshje që nuk prodhuan fitues, duke ndarë pikët mes katër skuadrave dhe duke lënë të pandryshuara në masë të madhe pozicionet në renditje.

Besa e Kavajës u ndal në një barazim 1-1 në transfertë ndaj Luftëtarit. Takimi u zhbllokua herët nga gjirokastritët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 11-të falë golit të Zanit. Reagimi i verdhezinjve erdhi vetëm në pjesën e dytë, kur Bianor gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 72-të, duke vendosur ekuilibrat.

Ky rezultat e mban Besën në vendin e shtatë me 25 pikë, ndërsa Luftëtari vijon të mbetet në zonën e poshtme të tabelës, duke u renditur i parafundit me 16 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndeshjen tjetër, Burreli dhe Iliria ndanë po ashtu nga një pikë pas barazimit 1-1. Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 36-të me golin e Xhebrahimit, por Iliria reagoi pas pushimit, duke barazuar shifrat përmes Fofanës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas javës së 21-të, Burreli pozicionohet në vendin e pestë me 30 pikë, ndërsa Iliria e ndjek nga afër me katër pikë më pak, duke vijuar garën për zonat e sipërme të renditjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?