Kategoria e Parë/ Vora pëson humbje ndaj Pogradecit, ngec Flamurtari

Sot u luajtën të gjitha ndeshjet e javës së 30-të në Kategorinë e Parë. Vora, Flamurtari, Besa dhe Burreli do jenë pjesë e play-off, ndërsa do vijojë gara për titullin kampion dhe dy vendet e para që të dërgojnë direkt në Superligë.

Kryesuesit e Vorës u mposhtën 1-0 në Pogradec. Liqenorët fituan edhe një javë më parë kundër Flamurtarit, ndërsa këtë herë me golin e Pius mposhtin. Duket se gara për titullin kampion mes dy skuadrave do vijojë deri sa ta lejojë matematika.

Fitore bindëse për Apoloninë, që në Fier i shënoi tre herë Korabit. Sukses për Lushnjën 4-1 kundër Valbonës. Tanimë skuadra nga Bajram Curri zyrtarisht është e rrëzuar një ligë më poshtë së bashku me Erzenin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre javët në vijim do tregojnë se cila mes Pogradecit, Apolonisë, Lushnjës, Kastriotit apo Korabit do jenë në play-off, teksa Kukësi e ka humbur këtë shans dhe do garojë për të mbijetuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?