Kategoria Superiore, Java e 15-të luhet të premten dhe të shtunën

Java e 15-të e kampionatit shqiptar të futbollit do të luhet në dy ditë. Ky raund do të nisë me përballjen mes Teutës dhe Skënderbeut që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” të premten në orën 18:00, ndërsa do të mbyllet me sfidën mes Tiranës dhe Korabit të shtunën në “Selman Stërmasi” në orën 17:00.

Kampionati i Kategorisë Superiore po shtrëngon gjithnjë e më shumë javët. Nisja e kampionatit në shtator ka ndikuar në vijëmsinë e tij, kështu që  java e 15-të dhe e 16-të do zhvillohet brënda 4 ditëve. Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar kalendarin e këtij raundi me takimet që do të luhen të premten dhe të shtunën.

Sfida që do të hapë këtë javë të 15-të mes Teutës dhe Skënderbeut  do të zhvillohet pikërisht ditën e premte në orën 18:00 në stadiumin e qytetit të Durrësit “Niko Dovana”. Kampionët do të kërkojnë të ringrihen pas një periudhë negative. Ndërkohë të shtunën në orën 14:00 do të luhen tre ndeshje. Partizani do të presë Laçin në “Elbasan Arena”. Synimi kryesor i të kuqve është marrja e pikëve maksimale përballë një kundërshtari me shumë probleme në këtë sezon. Një takim mjaft interesant do të jetë ai që do të zhvillohet në “Zeqir Ymeri” mes Kukësit dhe Flamurtarit. Blutë kryesues janë ende të pathyeshëm në këtë sezon, ndërsa vlonjatët po kalojnë ndoshta formën e tyre maksimale deri më tani. Vllaznia po në orën 14:00  do të presë Luftëtarin në Shkodrë. Takimi përmbyllës i kësaj jave mes Tiranës dhe Korabit do të luhet në “Selman Stërmasi” nën dritat e prozhektorëve në orën 17:00. Me sa duket drejtuesit bardheblu nuk janë trembur nga “black-outi” me shpresën që kësaj here të jenë marrë masat e duhura për evitimin e një situate analoge. Ja edhe kalendari i plotë i raundit të 15-të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?