Kategoria Superiore, kalendari për dy javët e ardhshme. Nis me sfidën Vllaznia-Vora
FSHF ka zyrtarizuar kalendarin për dy javët e ardhshme të kategorisë Abissnet Superiore. Java e 23-të fillon më 6 shkurt, kur do të luhen katër ndeshje në të njëjtën ditë. Në orën 13:30 do të luajnë Vllaznia-Vora (luhet në Vorë pas marrëveshjes në Fazën e Dytë), do të luhet edhe takimi Bylis-Partizani.
Në orën 16:30 do të luhet Elbasani-Teuta, kurse në orën 19:00 do të luhet Flamurtari-Egnatia. Java do të mbyllet të shtunën me derbin kryeqytetas Tirana-Dinamo City. Takimi do të luhet në “Selman Stërmasi dhe do të nisë në orën 13:30.
Java e 24-t nis më 14 shkurt, në orën 13:30 me takimin Vora-Egnatia, për t’u mbyllur me Teuta-Bylis në orën 16:30. Të dielën, Vllaznia mat forcat me AF Elbasanin dhe Dinamo City pret në “Elbasan Arena” Flamurtarin. Kjo javë rezervon një tjetër derbi për Tiranën, atë me Partizanin, që do ta luajë në stadiumin “Air Albania” të dielën e 15 shkurtit, në orën 19:30.
Java e 23-të
6 shkurt (e premte)
Vllaznia-Vora, ora 13:30 (Stadiumi “Vora”)
Bylis-Partizani, ora 13:30 (Stadiumi “Adush Muça”)
Elbasani-Teuta, ora 16:30 (Stadiumi “Elbasan Arena”)
Flamurtari-Egnatia, ora 19:00 (Stadiumi “Flamurtari”)
7 shkurt (e shtunë)
Tirana-Dinamo, ora 13:30 (Stadiumi “Selman Stërmasi”)
Java e 24-t
14 shkurt (e shtunë)
Vora-Egnatia, ora 13:30 (Stadiumi “Vora”)
Teuta-Bylis, ora 16:30 (Stadiumi “Niko Dovana”)
15 shkurt (e diel)
Vllaznia-Elbasani, ora 16:30 (Stadiumi “Loro Boriçi”)
Dinamo-Flamurtari, ora 16:30 (Stadiumi “Elbasan Arena”)
Partizani-Tirana, ora 19:30 (Stadiumi “Air Albania”)
KOHA JONË SONDAZH

