Kategoria Superiore, Tirana prova e forcës për Skënderbeun

6 ndeshjet e fundit, asnjë fitore dhe vetëm një pikë për Tiranën. Historia e viteve të fundit është kundërshtari më i fortë i Tiranës. Skuadra më e titulluar e Shqipërisë nuk ka mundur të fitojë ndaj Skënderbeut që prej 13 Dhjetorit të vitit 2014.

Sot në “Selman Stermasi” kampionët kanë testin e parë të vërtetë për këtë sezon, ndërsa Tirana do të kërkojë t’u japë vazhdimësi rezultateve pozitive të kampionat ku numëron dy fitore rresht. Kryeqytetasit që do të kenë edhe mbështetjen e madhe të publikut, kërkojnë 3 pikë që do t’i zyrtarizonte ata si një prej skuadrave pretendente për titullin edhe pse diferenca aktuale mes dy skuadrave është plot 8 pikë.

Me 6 gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar gjatë këtij sezoni, bardheblutë po tregojnë soliditet në mbrojtje, ndërsa fakti që arrijnë të shënojnë edhe në sekondat e fundit siç ndodhi ndaj Korabit, është tregues pjekurie për ekipin e Ilir Dajës. Blerjet e verës kanë nisur të integrohen me grupin, ndërsa Cisse që është i gatshëm të ndihmojë ekipin pasi mori lejen e FIFA-s, konsiderohet një armë më shumë në duart e trajnerit. Gjithsesi, përballë Tirana do të ketë skuadrën më të mirë të kampionatit, Skënderbeun që deri në javën e 6 ka pësuar vetëm një gol dhe numëron fitore në çdo ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Korçarët ashtu si bardheblutë po tregojnë rritje të ndjeshme në lojë gjatë ndeshjeve të fundit dhe fakti që vitet e fundit nuk njohin humbje ndaj Tiranës, u jep një dozë më shumë morali. Supersfida e javës së 7 vendos përballë dy skuadrat me mbrojtjen më të mirë në kampionat, ndërsa në sulm, Tirana duket se ka gjetur vazhdimësinë që i ka munguar muajt e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy skuadra të ngjashme në filozofi dhe ndoshta me objektiva të njëjtë. Kategoria Superiore ndal frymën në “Selman Stermasi” sepse 90 minutëshi i së Hënës do të heqë disa pikëpyetje të rëndësishme në garën e luftës për titullin kampion.

Kategoria Superiore

Java e 7-të

Sot

Kukësi – Korabi

Tirana – Skënderbeu

Nesër

Vllaznia – Laçi

Partizani – Flamurtari

Teuta – Luftëtari

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?