Katër trajnerë në një vit – Nga italianet tek Starova, çfarë po ndodh me stolin e Partizanit

Partizani nuk po gjen qetësi me trajnerët. Drejtuesit e stolit janë ndërruar katër herë brenda një viti, me dy italianë të ardhur me bujë dhe të shkarkuar. Një histori që mund të dëmtojë pretendimet e kryeqytetasve për titull

Erdhi në Shqipëri me plane të mëdha, në drejtim të njërës prej skuadrave më të mëdha, Partizanit. Adolfo Sormani nuk e kishte pritur se nuk do të zgjaste as 4 muaj në detyrën e re. Italiani nuk është më trajner i kryeqytetasve.

Çfarë ndodhi në kaq pak kohë, që ktheu përmbys paraqitjen e mirë në kupat europiane?

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi flet me gojën e këshilltarit të presidentit, tashmë në rolin e trajnerit, Sulejman Starovës. Është fakt që tifozët i dolën kundër Sormanit. Ata e shfaqën qartë pakënaqësinë pas barazimit me Vllazninë, në ndeshjen e Superligës në Elbasan. Nuk u qetësuan as pas derbin me Tiranën që përfundoi pa gola, ndonëse Partizani luajti në sulm në pjesën e dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veçse, konfliktin me ultrasit e provoi edhe vetë Starova. Çështja “Mazrekaj” ishte një tjetër minus për Sormanin. Lojtari i sjellë nga ish-trajneri Duro, pati konflikt me trajnerin, ndonëse një gjë e tillë nuk ishte e re. Mazrekaj nuk shkoi plotësisht mirë as me Starovën, kur ai ishte trajner më herët. Duke lënë tifozët dhe lojën mënjanë, fakt mbetet se stoli I Partizanit nuk është I qendrueshëm prej një viti. Sulejman Starova zuri vendin e Shpëtim Duros verën e kaluar.

Në dhjetor, i mbiquajturi “Bobi” u largua nga detyra, dhe në janar, u prezantua Andrea Agostineli. As ky italian nuk mundi ta përfundonte shkollën e tij, ndonëse e mbylli sezonin duke luftuar deri në fund për titull. Përse? Ishte vetë presidenti Demi që foli për të.

Pas Agostinelit, presidenti nuk u bind as nga stafi tjetër italian.

A do të kënaqet më në fund me këshilltarin e tij, Starovën?

Burime pranë Skënderbeut bëjnë me dije se korçarët fërkojnë duart me këtë gjendje, ndërsa tifozët shpresojnë që skuadra të ketë stabilitet, ndryshe për titullin duhet tëp resin më shumë se çerek shekulli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?