Keidi Bare dëmtohet te Zaragoza, pritet të mungojë 6 javë
Keidi Bare është detyruar që të ndalet te Real Zaragoza në La Liga 2, aty ku u transferua në merkaton e verës.
Bare pësoi një dëmtim muskulor në sfidën e fundit ndaj Elche. Sipas asaj që raportojnë mediat pranë klubit të Zaragozës, Bare do të mungojë për rreth gjashtë jave.
Në këtë mënyrë ai do të humbasë dhe dy ndeshjet e Shqipërisë, në mesin e muajit tetor, gjithmonë nëse Sylvinho do e ftonte.
Lojtari nuk u grumbullua nga Kombëtarja as në Europian, por as për ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajin shtator.