Kërkesa e veçantë e Maradonës: Shkurtoni pagën time, jo të futbollistëve!
Diego Armando Maradona bëhet sërish protagonist me deklaratat e tij në media. Trajneri aktual i Gimnasia La Plata në Argjentinë, reagoi rreth çështjes së shkurtimit të pagave të lojtarëve për të përballuar krizën ekonomike që rrjedh nga urgjenca e Koronavirusit.
“Shumë njerëz kanë nevojë për këtë pagë për të jetuar. Shkurtoni pagën time, jo të futbollistëve. Shpresoj të qëndroj në Gimnasia, e dua shumë këtë ekip. Kam një marrëdhënie të jashtëzakonshme me njerëzit, me presidentin, me të gjithë.
Ideja ime është që të vazhdoj me të gjithë stafin teknik dhe gjithashtu të mbajmë përforcimet që arritën gjatë dritares së fundit të merkatos, ata e bënë ekipin më të fortë”, deklaroi Maradona.