Kështu do të duket formacioni i Shqipërisë pa futbollistët nga Kosova
Largimi i shumë lojtarëve kosovarë nga Shqipëria ka nisur, ndërsa janë bërë të ditur tre emrat e parë, pritet që të ketë edhe të tjerë.
Si mund të jetë formacioni i Kombëtares shqiptare pa lojtarët nga Kosova? Me siguri ende nuk mund ta ketë menduar askush. Normalisht, nga porta deri në sulm do të ketë ndryshime.
Duke parë aktivizimin e lojtarëve në kampionatin shqiptar dhe atë të huaj, Shqipëria ka potencial për t’i zëvendësuar, por jo për të pasur një stol aq të pasur sa më parë, shkruan Albeu.com
Në portë do të qëndrojë Alban Hoxha, si zëvendësuesi i Etrit Berishës, ndërsa mbrojtja sërish do të jetë me katër lojtarë, ku vend nuk ndryshojnë Hysaj, Gentian Muça, Agolli, Roshi, Kaçe, Memushaj, Cikalleshi dhe Sadiku.
Ndërsa De Biasi duhet që të thërrasë edhe Jahmir Hykën, i cili ka disa muaj që nuk aktivizohet me kuqezinjtë si dhe Herdi Prenga nga Shqipëria U-21.
KOHA JONË SONDAZH

