”Këtu jemi”, ekipi i Romës prek fushën e stadiumit ”Air Albania” (VIDEO)

Ekipi i Romës është në Tiranë, dhe futbollistët bashkë me grupin shoqërues kanë prekur edhe fushën ku nesër do të luajnë përballë skuadrës holandeze të Feyenoord, për kupën e ”UEFA Europa Conference League”. Përmes një postimi në Twitter, ata shkruajnë ”këtu jemi”.

Djemtë e Jose Mourinhos kanë zbritur në tapetin e blertë jo për t’u stërvitur, thjesht për të parë fushën dhe shijuar stadiumin kombëtar.

Mes tyre edhe Marash Kumbulla, i cili shpreson të luajë nga minuta e parë. Mbrojtësi nga Malësia e Madhe u shfaq duke buzëqeshur nën shoqërine e Stephan El Shaarawy

SHKARKO APP