Kim: Kurrë nuk më ka shkuar ndërmend largimi nga Bayerni

Kim Min-jae ndihet i lumtur te Bayern Munich. Qendërmbrojtësi nga Koreja e Jugut u transferua gjatë verës së vitit të kaluar nga Napoli te bavarezët për 50 mln euro. 27-vjeçari është një tip që nuk dorëzohet.

“Kurrë nuk më ka shkuar ndërmend largimi nga Bayerni gjatë merkatos verore. E dua këtë klub. Unë dua të punoj fort, të jap gjithçka dhe të ndihmoj sa më shumë skuadrën në arritjen e sukseseve”, tha Kim.

Mbrojtësi i fortë aziatik është i përfshirë plotësisht në projektin e rekordmenëve të futbollit gjerman. Sezoni i kaluar, që si rrallë herë u mbyll pa trofe, është lënë pas krahëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?