Kjaer dëmtohet si Ibrahimovic, dy javë jashtë fushave të lojës

Simon Kjaer u dëmtua mbrëmjen e djeshme në ndeshjen ndaj Celtic dhe la fushën e lojës që në minutën e 11-t, ndërsa sot i është nënshtruar edhe ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.

Ato kanë konstatuar një tërheqje të gradës së parë të muskulit të kofshës së djathtë, ndërsa vlen të theksohet se ende nuk mund të përcaktohet data e rikthimit në fushë, pasi javën e ardhshme Kjaer do t’i nënshtrohet një tjetër ekzaminimi mjekësor.

Një dëmtim të ngjashëm ka edhe suedezi Zlatan Ibrahimovic, i cili po bën dy javë jashtë fushave të lojës dhe pritet të pushojë të paktën edhe një javë tjetër.

SHKARKO APP