Kjo nuk pritej! John Cena entuziazmon fansat, jep lajmin “bombastik” për WWE

John Cena u bë i njohur për fansat në spektaklin e WrestleMania. 16 herë kampioni i botës në WWE është njëri ndër legjendat më të mëdha në sportin spektakolar, ndërkohë që kohët e fundit u fokusua më shumë në  Hollywood.

Cena debutoi në vitin 2002 në SmackDown kundër Kurt Angle, 42-vjeçari arriti të bëhej një sportistët më të përfolur në botë, sidomos për spektaklin e tij. Së fundmi John ka vendosur të rikthehet edhe një herë tjetër në në WrestleMania 36 që fillon në muajin prill të këtij viti. Në një deklaratë në lidhje me rikthimin Cena ka theksuar:

Rikthimi në WrestleMania do të ishte si një dhuratë. E di se në WrestleMania ka gjëra të ndryshme dhe kam pasur shumë, por që dua të rikthehem, dua t’i shijoj ato emocione edhe njëherë. Shpresoj që të më mbështesin fansat, ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë karrierës sime, ka përfunduar 42-vjeçari.

SHKARKO APP