Klauzola 25 milionë euro tremb Interin, Dumfries mund të largohet
Pasi ka skaduar klauzola prej 85 milionë eurosh që u lejonte vetëm klubeve jo italiane të afronin Marcus Thuram-in pa negociata me Interin, vëmendja tani është përqendruar te një tjetër lojtar i “zikaltërve”: Denzel Dumfries.
Mbrojtësi i djathtë holandez ka një klauzolë largimi prej 25 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë, e cila duhet paguar në një këst të vetëm. Fillimisht ishte raportuar se kjo klauzolë do të ishte aktive deri më 15 korrik, por sipas zhvillimeve të fundit, ajo do të mbetet në fuqi deri më 31 korrik.
Kjo shtyrje e afatit e bën situatën më delikate për Interin, pasi Dumfries është një lojtar me vlerë të lartë në merkato dhe tërheq interes sidomos nga klubet e Premier League.
Pavarësisht kësaj, burime pranë klubit zikaltër shprehen të qetë, pasi nuk janë shumë klubet që mund të paguajnë një shumë të tillë menjëherë dhe të ofrojnë një pagë prej të paktën 4 milionë eurosh në vit, aq sa përfiton aktualisht Dumfries.
KOHA JONË SONDAZH

