Klauzola e veçantë nga Napoli që pengon kalimin e Osimhen te Juventusi

Osimhen pëlqen “Zonjën e Vjetër” dhe sinjalet pas ndeshjes në Torino ishin të qarta, megjithatë pengesat ekonomike dhe kontraktuale e bëjnë operacionin pothuajse të pamundur.

Kur Napoli e shiti Osimhenin te Galatasaray në verën e vitit 2025, përfshiu në marrëveshje një klauzolë të veçantë që bllokon rikthimin e tij në Serie A për 24 muaj. E ashtuquajtura klauzolë “anti-Itali” parashikon një penalitet prej 70 milionë eurosh në vitin e parë dhe 50 milionë eurosh në të dytin, në rast se lojtari transferohet te një klub italian.

Kjo do të thotë se, nëse Galatasaray vendos ta shesë te Juventusi, duhet t’i paguajë Napolit shumën përkatëse. Klubi turk, nga ana e tij, ka investuar rreth 75 milionë euro për kartonin e sulmuesit dhe duhet të mbrojë bilancin financiar. Çdo negociatë me një klub italian do të kërkonte një sforco të jashtëzakonshme ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas sfidës në “Allianz Stadium”, Osimhen shprehu respekt për Juventusin dhe trajnerin Luciano Spalletti, madje u takua edhe me Alessandro Del Piero. Por, përtej simpative dhe gjesteve miqësore, realiteti financiar e bën kalimin në bardhezi thuajse të paarritshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?