Klauzolë pro Realit për Haaland, reagon Manchester City: Ta harrojnë, nuk ekziston!

Erling Haaland u transferua në merkaton e verës nga Borussia Dortmund te Manchester City për 60 milionë euro. Bomberi norvegjez ka shënuar 19 gola deri tani në të gjitha kompeticionet.

22-vjeçari numëron 28 gola në Champions në 22 ndeshje me një mesatare prej 1.27 goli për ndeshje, mesatare më e mirë se 98 skuadra që kanë marrë pjesë në këtë kompeticion. Në ditët e fundit është përfolur për një klauzolë në favor të Real Madridit.

Shumë është përfolur për një klauzolë që i lejon largimin nga City. Çmimi i kartonit zbret në 175 milionë euro në verën e vitit 2025. Por, drejtuesit e Manchester City kanë mohuar ekzistencën e një klauzole të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Spanjë janë të bindur që goleadori viking mund të transferohet te Reali i Madridi në vitin 2024, por skuadra angleze ka hedhur poshtë këtë mundësi sipas raportimeve të medieve angleze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?