Klejdi Daci rikthehet tek Teuta, klubi: Ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Dinamos
Skuadra e Teutës zyrtarizon rikthimin e sulmuesit Klejdi Daci. 26-vjeçari ishte larguar nga klubi durrsak verën e vitit 2024, kur firmosi me OKMK Olmaliq në Uzbekistan. ”Në mënyrë zyrtare, Klejdi Daci është pjesë e KF Teuta! Sulmuesi bashkohet me skuadrën pas eksperiencës me OKMK Olmaliq dhe ka nisur menjëherë përgatitjet në Durrës për ndeshjen ndaj Dinamos. Mirë se erdhe, Klejdi”, lexohet në postimin e klubit në rrjete sociale. Daci ka njohje të mirë me kampionatin shqiptar, pasi më parë ka luajtur edhe me Kukësin, Kastriotin dhe të rinjtë e Partizanit.
KOHA JONË SONDAZH

