FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

9 largime drejt Seria A, Marseille arkëton 100 milionw euro nga shitjet

Raporti mes Olympique Marseille dhe Serie A këtë sezon ka marrë përmasa të pazakonta, duke u kthyer në një nga historitë më të bujshme të merkatos në Evropë. Klubi francez ka finalizuar nëntë largime drejt Italisë, duke siguruar një arkëtim total që shkon afër 100 milionë eurove.

Lëvizjet janë ndarë mes merkatos së verës dhe asaj të janarit, ku disa marrëveshje u mbyllën edhe në fazat e fundit të afatit, duke i dhënë Marseille një impuls të fortë financiar. Në ditët e fundit të merkatos, Marseille ka forcuar edhe më shumë këtë lidhje, duke mbyllur dy transferime të tjera te Sassuolo, një klub që po shndërrohet në partnerin më të shpeshtë të francezëve në treg.

Këto operacione jo vetëm që rritën bilancin pozitiv të Marseille, por konfirmuan edhe një prirje të qartë: Serie A është kthyer në destinacionin kryesor për shitjet e OM. Përveç tyre, lista plotësohet edhe me marrëveshje të tjera, mes huazimeve dhe shitjeve përfundimtare, ku janë përfshirë edhe klube si Hellas Verona, Cremonese, por edhe ekipe të tjera të elitës italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shifra e arkëtuar është e jashtëzakonshme për një klub francez dhe tregon qartë një strategji të mirëkalkuluar: Marseille po shfrytëzon maksimalisht interesin e klubeve italiane, duke monetizuar lojtarët në momentin e duhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në sfond të kësaj politike merkatoje qëndron edhe prania e një emri të njohur për futbollin italian: Roberto De Zerbi, trajneri i Marseille, i cili njihet si një nga teknikët më të vlerësuar të viteve të fundit në Serie A. Pikërisht me Sassuolon, De Zerbi ndërtoi një identitet loje që u vlerësua gjerësisht, dhe sot kjo lidhje duket se po ndikon edhe në marrëdhëniet e Marseille me tregun italian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?