Klinsmann jep dorëheqjen pas 76 ditësh nga drejtimi i Hertha Berlin-it, zbulon arsyen

Aventura e Jurgen Klinsmann në krye të Hertha Berlin ka zgjatur vetëm dy muaj. Strategu gjerman mori drejtimin e ekipit më 27 nëntor dhe deri më tani ka arritur që të marrë vetëm 12 pikë në javë në kampionat. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se ai do të largohet përfundimisht, teksa do të mbetet pjesë e stafit drejtues.

“Në rolin e trajnerit kam nevojë edhe për besimin e personave që veprojnë për këtë rol që nuk ka mbaruar ende. Në luftë, unitet, kohezion dhe përqendrim tek esencialja ka elemente më të rëndësishëm.

Nëse këto nuk garantohen, nuk mund të shfrytëzoj potencialin tim si trajner dhe nuk mund t’i përgjigjem përgjegjësive. Për këtë motiv, pas një reflektimi të gjatë, vendosa të dorëhiqem si trajner i Hertha dhe të kthehem në rolin fillestar si pjesëtar i këshillit administrativ”, deklaroi Klinsmann.

Image

SHKARKO APP