Klismann: Interit nuk i mjafton titulli për të fshirë një eliminim kaq të hershëm
Eliminimi i mundshëm i Inter nga UEFA Champions League në fazën “play-off” do të përbënte një goditje të fortë për sezonin zikaltër. Skuadra do të mbetej në garë vetëm për titullin në Serie A dhe për Kupën e Italisë, duke humbur dimensionin europian që ka ushqyer ambiciet dhe entuziazmin e tifozëve në vitet e fundit.
Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ish-sulmuesi gjerman Jürgen Klinsmann u shpreh se “vetëm Serie A nuk do të mjaftonte për ta fshirë një eliminim kaq të hershëm”, duke nënvizuar peshën që ka Champions-i në bilancin sportiv dhe emocional të klubit.
Klinsmann komentoi edhe episodin e diskutuar të javës, kontaktin mes Alessandro Bastoni dhe Pierre Kalulu në ndeshjen Inter–Juventus. Sipas tij, reagimi ndaj mbrojtësit zikaltër ka qenë i tepruar. “Një rrëmujë e ekzagjeruar. Mund të ketë gabuar, por kjo mund t’i ndodhë kujtdo. Tani duhet parë përpara, nuk ka kuptim të vazhdohet me sulme apo vërshëllima”, deklaroi ish-futbollisti.
KOHA JONË SONDAZH

