Klopp grumbullon Grudën për Nations League, sfumohen shanset për ta parë te Shqipëria

Brajan Gruda pritet të grumbullohet nga Kombëtarja e Gjermanisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve, një vendim që pritet t’i japë fund përfundimisht shpresave të Shqipërisë për ta afruar talentin te kuqezinjtë.

Trajneri i Gjermanisë, Jürgen Klopp, ka përfshirë Grudën në listën e lojtarëve të grumbulluar për katër sfidat e radhës në Ligën e Kombeve. Gjermania do të përballet me Holandën, Greqinë në dy raste dhe Serbinë.

Gruda ka qenë prej kohësh në radarët e FSHF-së dhe emri i tij është përmendur si një alternativë e rëndësishme për të ardhmen e Kombëtares shqiptare. Paraqitjet e mira me Leipzigun duket se kanë bindur stafin teknik të Gjermanisë për t’i dhënë një mundësi në ekipin A.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë, vëmendja është te Gruda dhe te vendimi i Klopp për ta aktivizuar në këto ndeshje. Nëse talenti shqiptar zbret në fushë për Gjermaninë, ai do të mbyllë përfundimisht çdo mundësi për të përfaqësuar Shqipërinë në të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista e gjerë e Gjermanisë:

Portierë: Baumann, Urbig, Atubolu, Dahmen, ter Stegen, Nübel, Backhaus, Karius.

Mbrojtës të majtë: Broën, Mittelstädt, Raum, Gosens, Behrens.

Mbrojtës të djathtë: Baku, Vagnoman, Treu, Banks, Baum.

Mbrojtës qendrorë: Tah, Schlotterbeck, Anton, Bisseck, Thiaw, Ginter, Chabot, Jeltsch, Koch, Coulibaly.

Mesfushorë: Kimmich, Nmecha, Pavlović, Stiller, Bischof, Kade, El Faouzi, Groß, Stach, Prömel, Eggestein, Röhl, Remberg.

Mesfushorë ofensivë / Anësorë: Musiala, Ëirtz, Karl, Amiri, Leëeling, El Mala, Gruda, Adeyemi, Schade, Gnabry, Führich, Krattenmacher, Sané.

Sulmues: Havertz, Undav, Pejčinović, Burkardt, Tresoldi, Ebnoutalib, Tietz, Beier, Ëoltemade, Lemperle, Brunner.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?