Klopp i kërkon Shaqirit që të këndojë në shqip, ja si reagoi futbollisti nga Gjilani (VIDEO)

Liverpooli është një nga skuadrat më të kompletuara në botë dhe jo më kot kanë dominuar totalisht Premier League-n gjatë këtij sezoni. Futbollistët kanë një marrëdhënie fantastike me njëri-tjetrin, teksa këtë gjë e kanë demonstruar edhe në një komunikim me vide-chat mes tyre.

Dit e djeshme ishte e veçantë për talentin Harvey Elliot që festo 17-vjetorin e lindjes. Futbollistët kënduan në gjuhën e vendit të tyre, ndërkohë që trajneri Klopp i kërkoi Shaqirit që të këndonte në shqip.

Sulmuesi nga Gjilani, i cili edhe pse luan me Zvicrën, e pranoi menjëherë duke kënduar në gjuhën shqipe. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP