Klopp: Kisha frikë se sezoni i Premier League mund të anulohej!
Liverpooli i tij është vetëm një hap nga fitorja e titullit kampion pas një pritje që zgjat prej 30 vitesh për tifozët e “The Reds”. Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka treguar frikën e tij më të madhe që e kapi gjatë periudhës së pandemisë.
“Sinqerisht kisha frikë se sezoni mund të anulohej, shqetësohesha kur njerëzit flisnin për këtë fakt. Nuk doja ta merrja titullin si dhuratë përmes mesatares së pikëve, ndaj jam i lumtur që rifilluam”m, tha fillimisht Klopp.
Me 22 pikë avantazh nga Manchester City, 9 javë nga fundit, Liverpooli është duke pritur për çështje kohe triumfin e titullit kampion. “Nuk e kemi në mendje titullin. Kemi parë ekipet e tjera shumë të impenjuara, ndaj nuk do të jetë e thjeshtë. Shpresoj që të argëtohemi, por dua të luajmë futbollin më të mirë të mundshëm. Do të shohim nëse do të gjejmë një mënyrë për të festuar”, u shpreh strategu gjerman. /R.Lika-Koha Jone/