Klopp: Kurrë në jetë nuk e kisha parë Man City duke vuajtur ashtu sot ndaj nesh
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka mbetur mjaft i kënaqur nga paraqitja e Liverpool sot ndaj Manchester City.
“Kam parë shumë futboll. Unë nuk mendoj se e kam parë ndonjëherë Manchester City-n të vuaje se si ata vuajtën dhe luftuan sot në pjesën e dytë. Kam parë kaq shumë shfaqje të bujshme sot. Të gjithë ishin të jashtëzakonshëm.
10 minutat e para ishim në nxitim dhe nuk ishim me mendjen në fushë. Pjesa e dytë ishte më e mira që kemi luajtur ndonjëherë kundër Cityt!
Rasti Doku-Mac Allister? Ai mund të godasë topin vetëm sepse këmba e tij është pikërisht aty. Ata thonë: goditi topin. Por nëse topi nuk është aty ai e vret kundërshtarin, këmba nuk ka lidhje me të!”, tha Klopp.
KOHA JONË SONDAZH

