Klopp: Messi te Liverpooli? Futbollist i mirë, por …

Jurgen Klopp është shprehur se nuk ka asnjë shans që Liverpooli të transferojë Lionel Messin nga Barcelona këtë verë. Duke folur para ndeshjes kundër Arsenalit për Superkupën e Anglisë, strategu i njohur u shpreh: “Interesim? Po, kush nuk do të donte që ta kishte Messin në ekip?

Por nuk ka asnjë shans. Numrat nuk janë për ne, ndaj nuk duhet të mendojmë për këtë gjë! Është e qartë, nuk ka asnjë shans. Por … është një futbollist i mirë, për të qenë i sinqertë!”.

Klopp u pyet se si do të reagonte nëse Messi do të transferohet te Manchester City.

“Me siguri që do ta ndihmonte City-in. Do na e bënte edhe më të vështirë për t’i mundur ata. Për Premier League do të ishte diçka e madhe. Mendoj se futbollistët më të mirë në botë shkojnë në liga që i ndihmojnë. Nuk jam i sigurt për forcim. Gjithsesi do të jetë shumë interesante. Messi nuk ka luajtur asnjëherë në një kampionat tjetër”, deklaroi Klopp. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP