Klopp paralajmëron largimin nga futbolli në vitin 2024

Jurgen Klopp nuk përjashton mundësinë e largimit nga futbolli në vitin e kontratës me Liverpoolin. Strategu 53-vjeçar është i lidhur me “Të Kuqtë” me një kontratë deri në vitin 2024.

“Do të marrë një vit pushim dhe më pas më pyesin “nëse më mungon futboll’. Nëse jo, do të jetë fundi i Jurgen Klopp si trajner” ka thënë strategu gjerman në një intervistë për sajtin e njohur “Sportbuzzer”.

Klopp ka bërë një punë fantastike te Liverpooli duke fituar Championsin dhe Premier League. Mbetet të shihet nëse pasioni i madh që ka për futbollin, mund ta pengojë për ta lënë shpejt atë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP