Klopp pas shortit: Nuk mendoj se Simeone po vrapon në shtëpi …

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka reaguar me një deklaratë për faqen zyrtare të klubit pas hedhjes së shortit të Championsit. Strategu i kampionëve të Europës, e cilësoi si një short të vështirë.

“Ishte një short interesant. Para shortit mendova për Madridin, na ra një nga klubet, ndaj jemi në atë rrugë. Në Madrid kemi kujtime të bukur, por këtë herë do të sfidojmë Atleticon që na pret në shtëpinë e saj.

Do të jetë e vështirë, por në këtë fazë siç edhe e patë, ka 4-5 finale të mundshme. Ishte një short i mirë, një sfidë e vështirë siç duhet të jetë. Nuk mendoj se Simeone ka vrapuar në dhomën e ndenjes dhe është i lumtur që do të përballet me Liverpoolin.

Në atë stadium kam kaluar një ndër mbrëmjet më të mira të jetës sime, por këtë herë do të shkojmë për të punuar dhe për të dhënë më të mirën. Kjo fazë sa vjen edhe bëhet më e vështirë. Nuk ka kundërshtar të thjeshtë në raunde të tilla. Jemi të lumtur që kaluam fazën e grupeve dhe do të përballemi me një skuadër të fortë në këtë raund”, deklaroi Klopp. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP