Klopp refuzon të marrë drejtimin e Anglisë: Do humbisja fytyrën …

Jurgen Klopp ka përjashtuar përfundimisht mundësinë për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Anglisë.

“Do të ishte humbja më e madhe e fytyrës në historinë e futbollit, nëse do të thoja: Unë do të bëj një përjashtim për ju.

Jam pushim për një vit, ndaj nuk ka asgjë fare. Asnjë klub, asnjë ekip kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

A do të stërvis përsëri? Unë do ta përjashtoja këtë mundësi për momentin. Do të shohim se si do të jenë gjërat pas një viti. Për momentin nuk ka asgjë”, tha 57-vjeçari gjerman në Kongresin Ndërkombëtar të Trajnerëve në Ëürzburg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në aventurën e tij te Liverpool, Klopp zhvilloi 491 ndeshje, me 299 fitore, 109 barazime dhe 83 humbje. Një titull kombëtar, më 2019-2020, por edhe një Ligë e Kampionëve, një Superkupë UEFA dhe Botëror për Klube.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?