Klopp zbulon dy ekipet që janë favorite për të shkuar në finalen e Championsit

Liverpooli nuk mundi që të shkonte përtej fazës së 1/8-ve këtë sezon në Champions league, teksa u eliminuar nga Atletico Madrid. Strategu i “The Reds”, Jurgen Klopp ka folur për favoritet e këtij edicioni, teksa sipas tij janë dy ekipe.

“Për mua, dy favoritët kryesorë që kanë mbetur në garë për fitimin e Champions League, janë Bayern Munchen dhe Manchester City. Do të ishte një finale emocionuese mes këtyre dy skuadrave. Sivjet është regjistruar diçka e veçantë, një situatë që nuk kishte ndodhur më parë.

Ne kemi parë se çfarë sezoni mbresëlënës ka bërë Bayerni, para dhe pas pandemisë. Pasi Flick u ul në stolin e ekipit, loja e Bayernit ka qenë me të vërtetë mbresëlënëse. Mendoj se bavarezët dhe Manchester City janë kandidatët kryesorë për fitimin e Champions. Skuadrat e tjera? Nuk besoj se nuk kanë shanse për të mbërritur në finale, por jam i bindur që Bayerni dhe City janë favoritët kryesorë“, tha Klopp.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?