Klose: Do vija bast të gjitha paratë që Strakosha s’do bëhej titullar te Lazio

Miroslav Klose ka qenë gjithmonë fanatik i futbollit të bukur. Tashmë ish-bomberi i njohur është trajner i të rinjve të Bayern Munich, por ish-sulmuesi vijon të jetë i lidhur me klubin e Lazios.

 

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Klose ka habitur me një deklaratë të tij mbi portierin shqiptar, Thomas Strakosha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur luaja unë me Lazion, ishte portier i tretë. Do të vija bast gjithçka mbi faktin që nuk do të bëhej portieri titullar. Nuk të jepte siguri. Por, rritja e tij tregon që duhet t’i japësh hapësirë të rinjve dhe t’i japësh kohë që të rriten”, shtoi ish-sulmuesi gjerman në reagimin e tij që duket shumë absurd.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?