Klubet angleze spiunojnë njëri-tjetrin për respektimin e protokollit

Premier League është duke u përgatitur për rifillimin e kampionatit, më 17 qershor. Sipas tabloidit anglez “Daily Mail”, klubet do të spiunojnë njëri-tjetrin për të verifikuar nëse respektohen masat në fushat e lojës.

Çdo klub do të shohë se si kundërshtarët përgatiten për ndeshjen e radhës. Zyrtarët e disa klubeve madje do të jenë të vëmendshme edhe në postimet e rivalëve në rrjetet sociale.

Pas stërvitjeve individuale, prej disa javësh klubet kanë filluar edhe përgatitjet në grup. Disa udhëzime vijojnë që të mbeten të rrepta, kryesisht të lidhura me numrin e stafit që lejohet të jetë i pranishëm në terrenin e stërvitjeve. Zbatimi i këtyre rregullave, ka shtyrë disa klube që të “spiunojnë” kundërshtarët. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP